Ministri Spasovski u takua me ambasadorin bullgar Petkov
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot u takua me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Ivan Petkov.
Në takim, njoftoi MPB-ja, Spasovski dhe ambasadori Petkov i kanë theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe posaçërisht bashkëpunimin mes policive të dy vendeve.
Ministri Spasovski e falënderoi ambasadorin Petkov për ndihmën nga Republika e Bullgarisë në periudhën kur shteti ynë u ballafaqua me problemin e zjarreve.
Bashkëbiseduesit në takimin e sotëm e kanë theksuar edhe nevojën për bashkëpunim mes shteteve për tejkalimin e kërcënimeve në nivel global, para se gjithash rreth luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, si dhe luftë kundër korrupsionit, trafikimit me njerëz dhe problemin me emigrantët.