Vitin e ardhshëm do të hapet park teknologjik në Shkup

Shteti do të investojë në një park të ri teknologjik në Shkup i cili do të jetë shtëpi e një akceleratori TIK për kompani të reja TIK dhe vend ku industria ekzistuese do ta gjejë interesin e vet dhe do ta drejtojë zhvillimin e zgjidhjeve të reja.

Këtë e deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Maçevski sot në Konferencën për zgjidhje inovative dhe trende TIK.

Ai theksoi se pret që parku teknologjik të hapet gjatë vitit të ardhshëm.

“Hapin kryesor duhet ta bëjë shteti, të motivojë numër sa më të madh që ta kërkojnë ekzistencën e tyre në industri TI. Kjo industri është një prej mekanizmave kryesore për t’i motivuar të rinjtë për të mbetur në Maqedoni, të studiojnë këtu, të vijnë më lehtë deri tek punësimi dhe të kenë standard më të lartë për jetesë. Në periudhën e ardhshme do të tentojmë të bëjmë strategji të koordinuar se si ta arrijmë këtë”, tha ministri në hapjen e Konferencës.

Konferenca mbahet në kuadër të ditëve MASIT TIK, ndërsa në të cilën diskutohet në më shumë tema dhe çështje aktuale nga sfera e inovacioneve TIK në funksion të biznesit më të mirë, jetesës dhe zhvillimit. 

###

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button