Boshnjakovski: Regjistri i popullsisë – projekt i ri qeveritar për përmirësimin e shërbimeve të qytetarëve

Qasje më të thjeshtë në të gjitha informacionet servisore dhe shërbyese në më shumë institucione në RM siç janë MPB, Kadastra dhe të tjera duhet të mundësojë formimi i Regjistrit Qendror Elektronik i popullsisë, projekt i ri qeveritar për të cilin dje është miratuar informacion në seancën qeveritare.

Siç deklaroi për mediat zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, për realizimin e projektit e obliguar është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Punëve të Brendshme të cilët prej më 5 tetor duhet ta harmonizojnë planin veprues për zbatimin e tij, ndërsa vendimi përfundimtar duhet të përpunohet deri në korrik të vitit 2018.

Ai theksoi se Regjistri i Popullsisë nuk mund të lidhet me regjistrimin.

“Kur të bëhet dhe sigurohet vetë vegla përmes saj është e mundur të bëhet edhe regjistrimi elektronik, por ajo nuk e përjashton zbatimin e regjistrimit të popullatës në formën e tij të standardizuar”, sqaroi Boshnjakovski.

Në pyetjen e gazetarëve, shtoi se Regjistri i popullsisë nuk është zëvendësim i regjistrimit dhe se Regjistri i popullsisë është me qëllim tjetër.

Lidhur me mundësinë që të dhënat e Regjistrit të popullsisë të përdoren si bazë për plotësimin e të drejtave politike, midis të tjerash edhe ato të cilat dalin prej Marrëveshjes së Ohrit, zëdhënësi i qeverisë theksoi se bëhet fjalë për çështje hipotetike, pasi që, siç thotë, projekti është në përpunim dhe akoma nuk është funksional dhe i theksoi përvojat e disa vendeve evropiane.

Regjistri Qendror Elektronik i popullsisë duhet t’i përfshijë fushat në vijim për popullsinë në Republikën e Maqedonisë: emrin, mbiemrin, gjuhën, NVAQ, gjininë, datën e lindjes, vendin e lindjes (shtetin, komunën, vendbanimin), dokumentet personale (lista e dokumenteve me të dhëna për numrin, llojin, datën e validitetit, datën e afatit, statusin, vendin e lëshimit), nëna (NVAQ), babai (NVAQ), adresa e vendbanimit (komuna, vendbanimi, rruga, numri, (numri i hyrjes, banesës), adresa e qëndrimit të përkohshëm (komuna, vendbanimi, rruga, numri, hyrja, banesa), shtetësia (shteti, statusi, data e fillimit, data e ndërprerjes), statusi martesor, data e statusit martesor, bashkëshort/e (NVAQ), kombësia, vdekja, data e vdekjes, vendi i vdekjes (shteti, komuna, vendbanimi).

Boshnjakovski informoi edhe se në seancën e djeshme qeveritare me propozimin e MPB-së është shqyrtuar dhe miratuar edhe informacioni për nevojën e formimit të Grupit midis dikastereve për përgatitjen dhe ndjekjen e zbatimit të Planit për realizimin e rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistematike nga qeverisja e së drejtës lidhur me ndjekjen e komunikimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button