Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni gjatë paradites do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra dielli. Pasdite do të ketë reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët lindore, nga fundi i ditës edhe në pjesët jugore të vendit, ku pritet të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare verilindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 14, ndërsa temperatura e ditës prej 16 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me periudha të shkurtra dielli. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 11, ndërsa temperatura e ditës do të arrijë deri në 21 gradë Celsius. Ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe mot i freskët me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor.

Deri të premten do të ketë reshje të përkohshme të shiut me intensitet të dobët deri në mesatar, veçanërisht në pjesët jugore. Gjatë fundjavës do të ketë edhe periudha dielli, por pa ndryshime të konsiderueshme të temperaturave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button