Të mërkurën derbi lokal i Tetovës

E mërkura sjell derbi duelin lokal të Tetovës, ku në orën 15:30 ndeshen Shkëndija dhe Renova, në takim i vlefshëm për xhiron e 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Vazhdon orari ngjeshur i ndeshjeve në skenën vendore, ndërsa nesër Shkëndija përballë ka Renovën, ndeshje derbi do të zhvillojë takimin e 6-të në 17-të ditët e fundit. Për fat të mirë ekipi ka treguar vazhdimësi dhe në ndeshjen me Renovën hyn me një ecuri pozitive prej 6-të fitoreve në 7-të ndeshje të zhvilluara që e mbajnë skuadrën në vendin e parë në renditje.

Në këtë periudhë ekipi ka treguar efikasitet duke patur sulmin më të mirë në ligë me 23 gola të shënuar. Ky ritëm kërkohet të mbahet edhe në takimet e rradhës, kështu që paralel me respektin për Renovën brenda 90-të minutave do të jepet maksimumi për të rëmbyer fitoren e rradhës për të ruajtur kreun e renditjes. Stafi teknik nuk do të mund të llogarisë në Ivan Çelikoviçin e lënduar dhe të rinjtë Shefit Shefiti e Arbin Zejnullai që kanë udhëtuar me ekipin U-19 për ndeshjen me Nitran në Sllovaki në Ligën e të rinjve të UEFA-s. ndërsa gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë.

të përkujtojmë se Shkëndija është lider i ligës së parë dhe ekipi i vetëm që nuk e ka shijuar disfatën, ndërsa Renova e ka nisur dobët kampionatin me një fitore tri barazime dhe tri disfata. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button