Përfundoi mbledhja e sivjetshme e rregullt e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Në selinë e Organizatës botërore në Nju-Jork mbrëmë përfundoi debati i përgjithshëm politik vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Në ditën e fundit të mbledhjes fjalime patën 11 folës, midis të cilëve edhe kryetari i sesionit të 72-të  të Asamblesë së Përgjithshme Mirosllav Lajçak, i cili e paralajmëroi edhe fundin e debatit të përgjithshëm.

Ai theksoi se gjatë javës së kaluar nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së kanë folur përfaqësuesit e 193 shteteve anëtare, si dhe vëzhguesit e Vatikanit, Palestinës dhe Bashkimit Evropian.

Lajçak theksoi se për herë parë pas 11 viteve fjalime kanë pasur përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare, si dhe vëzhguesit.

Ai theksoi se ditët e kaluara ishin tensionuese, por edhe bëri thirrje që delegacionet e vendeve anëtare të KB-së të jenë të gatshme për punë të përforcuar gjatë muajve të ardhshme.

“Shumica prej nesh, me siguri, meritojnë pushim, por njerëzit të cilët i prezantojmë kanë nevojë për diçka tjetër. Për ta është e nevojshme të fokusohemi dhe të fillojmë me punë më të zellshme si kurrë më parë”, konkludoi Lajçak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button