KB: Retorika e ashpër ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut mund të sjellë deri në keqkuptime fatale

Shkëmbimi i përhershëm i komenteve të ashpra dhe fyese ndërmjet liderëve të SHBA-së dhe Koresë së Veriut mund të sjellë deri në vlerësime dhe keqkuptime fatale, paralajmëroi zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Stefan Duzhariq.

“Kur ka eskalim të tensioneve, përkeqësim të retorikës, rritet edhe rreziku i vlerësimeve të këqija. Fjala e ashpër mund të sjellë deri në keqkuptime fatale. Dëshirojmë të përsërisim se mënyra e vetme është zgjidhja politike”, theksoi Dizhariq.

Ministri i Punëve të Jashtme i Koresë Veriore, Ri Xhong-ho paraprakisht sot deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp i shpalli luftë Koresë së Veriut, si dhe Pheniani e mban të drejtën të ndërmarrë kundërmasa, në mesin e të cilave edhe shkatërrim të bombarduesve amerikanë, madje edhe nëse ato nuk gjinden në hapësirën ajrore të Koresë së Veriut.

Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë pohimet e tilla si “absurde” se SHBA-ja i ka shpallur luftë Koresë së Veriut.

Adminsitrata e Trampit sot, gjithashtu, theksoi se nuk tenton ta rrëzojë Qeverinë e Koresë së Veriut, pasi presidenti amerikan shkroi në Tuiter se lideri Kim Xhong-un “për një kohë të gjatë nuk do të jetë këtu”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button