Moti sot në Maqedoni

 Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me të reshura të dobëta të shiut në pjesët lindore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të jetë prej gjashtë deri 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 24 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për të reshje të dobëta të përkohshme. Do të fryjë erë e dobët veriperëndimore. Temperatura do të jetë në interval prej 12 deri 22 gradë Celsius.

Deri të premten do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe i freskët me të reshura lokale të shiut. Prej të mërkurës drejt të enjtes reshjet do të jenë më të shpeshta në jug dhe më intensive në juglindje të vendit. Prej të enjtes temperaturat sërish do të jenë më të ulëta për disa gradë.

Gjatë fundjavës pritet mot kryesisht stabil dhe pak më i ngrohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button