Shtëpia e Bardhë përgënjeshtron Korenë e Veriut

Shtëpia e Bardhë ka përgënjeshtruar akuzat e Koresë së Veriut se Shtetet e Bashkuara kanë shpallur luftë. Sipas institucionit amerikan, qëllimi i presidentit Trump është zgjidhja paqësore. Por nga ana tjetër Pentagoni është shprehur i gatshëm për luftë.

“Nuk kemi shpallur luftë ndaj Koresë së Veriut. Ta konfirmosh këtë është absurd”. Kështu u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas akuzave të ministrit të jashtëm të Penianit.

“Objektivi janë mbetet i njëjtë, kërkojmë të arrijmë në një denuklarizim paqësor të Gadishullit Korean dhe këtë po e bëjmë përmes presioneve të forta ekonomike dhe diplomatike”, shtoi më tej ajo.

Ndërsa më herët administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, pati një reagim më të ashpër. “Shtetet e Bashkuara kanë një arsenal të madh armësh që mund të vendoset në gatishmëri të presidentit Donald Trump për tu përballur me Korenë e Veriut”. Këtë e konfirmoi zëdhënësi I Pentagonit, Koloneli Robert Manning. “Të gjitha mundësitë janë në tavolinë, do t’I ofrojmë presidentit të gjitha alternativat e nevojshme nëse provokimet do të vazhdojnë”, theksoi zëdhënësi.
Ndërkohë, lidhur me situatën dhe provokimet e Koresë së Veriut, kryeministrja britanike Tereza Mej ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kinës, Shi Xhinpin. Dy liderët kanë dënuar sjelljen e Penianit dhe testet raketore. Ata kanë folur edhe për sanksionet e ashpëra kundër Koresë së Veriut ku theksuan rëndësinë e zbatimit të tyre. Në fund Mej dhe Xhinpin ndanë një përkushtim të përbashkët për të punuar sëbashku në Kombet e Bashkuara që të gjendet një zgjidhje diplomatike për krizën diplomatike me Korenë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button