Plaçkiten bastoret “Zllatna Kopaçka” dhe “Sport Lajf” në Shkup

Dy bastore në Shkup mbrëmë janë plaçkitur nga persona deri tani të panjohur, kumtoi policia.

Një plaçkitje ka ndodhur në bastoren “Zllatna Kopaçka” në rrugën “Juzhnomoravski brigadi” në lagjen Çento rreth orës 20:20, kur dy persona të panjohur me kërcënim me pistoletë nga i punësuari kanë marrë një pjesë të qarkullimit ditur derisa personi i tretë ka qëndruar jashtë. Plaçkitësit pastaj kanë ikur drejt rrugës “Maxhari”.

Plaçkitja tjetër ka qenë në “Sport Lajf” në rrugën “Londonska” rreth orës 23:40. Një person i panjohur ka kryer plaçkitje ndaj të punësuarit dhe ka marrë rreth 30.000 denarë.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e dy rasteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button