QMBI bën thirrje për fushatë të qetë zgjedhore

Me rastin e fillimit të fushatës së zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 15 tetor, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), përmes një kumtese me shkrim, bën apel për fushatë të qetë dhe demokratike, pa provokime dhe ofendime.

“QMBI fton subjektet politike, të gjithë kandidatët për kryetar të komunave dhe për anëtarë nëpër këshillat komunal, të cilët drejtpërdrejtë do të garojnë në këtë proces zgjedhor, që të angazhohen për një fushatë të denjë zgjedhore dhe në rrjedhë të frymës demokratike, të mbështetur në rend të parë mbi programe avancuese dhe projekte konkrete që do të kenë për qëllim zgjidhjen e problemeve të popullatës dhe lehtësimin e çështjeve të tyre, larg fjalorit provokativ e diskreditues, sharjeve dhe ofendimeve të ndërsjella, të cilat mund të rezultojnë me tensione të panevojshme brenda etnike, ndëretnike dhe ndërfetare në vend”, qëndron në kumtesën e QMBI-së. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button