Në Francë për shkak të ndryshimeve të Ligjit për punë janë bllokuar depot për karburante

Anëtarët e Sindikatës Tregtare Franceze i bllokojnë hyrjet në depot me karburante, duke protestuar kundër reformës së Ligjit për punë, që formalisht e nënshkroi presidenti i Francës Emanuel Makron.

Në pjesën jugore të Francës protestuesit vendosën barrikada para rafinerisë së kompanisë “Total, ndërsa në pjesën perëndimore janë bllokuar hyrjet e depos për karburante në Bordo dhe në Roshel.

Me qëllim që të shmanget mungesa e karburanteve, Qeveria sistemoi policë në disa vende që t’i pengojë protestuesit t’i bllokojnë hyrjet drejt depos.

Makron të premten formalisht nënshkroi pesë dekrete për ndryshimin e Ligjit për punë, që është reforma e parë zyrtare ekonomike pasi hyri në fuqi në maj të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button