Facebook sjell risinë që nuk do t’ju pëlqejë aspak

Facebook ka sjell një risi që askush nuk po kërkon dhe e cila të gjithëve do t’ju shkojë në nerva.

Ju nuk do të jeni më në gjendje të spiunoni njerëzit në Facebook dhe ata të mos e dinë se jeni atje. Në profilin tuaj do të tregojë se kur keni qenë më parë aktiv.

Një gjë e ngjashme ishte dikur në MySpace dhe tani është edhe në Facebook.

Portali Mashable ka zbuluar se Facebook tashmë po teston risinë, e cila tregon se para sa kohe keni qenë online.

Deri tani ky “status online” ishte i dukshëm vetëm në Facebook Messenger, por tani të gjithë miqtë tuaj do të jenë gjithmonë në gjendje të shohin kur je në rrjetin social.

Për fat të mirë, këtë opsion nuk do të jetë në gjendje t’i shohin ata që nuk i keni miq në listën e kontakteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP