Gruevski: Zaev është sjellë në pushtet për të zgjidhur kontestin me emrin ashtu siç dëshiron Greqia

Zoran Zaev ka ardhur në pushtet që të zgjidh kontestin me emrin ashtu siç dëshiron Greqia, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në intervistë për televizionin “Sitel”, njofton Portalb.mk.

Ai tha se pret që të përfundojnë zgjedhjet lokale dhe të fillojnë bisedimet konkrete.

“Qëllimi kryesor pse janë sjellë në pushtet si të humbur në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016 është që të zgjidhet konteksti me emrin dhe të jetë në dobi të Greqisë. Atë e dinë tashmë të gjithë, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në gjithë Evropën. Pritet vetëm të përfundojnë zgjedhjet lokale dhe të fillojnë bisedimet konkrete”, tha Gruevski si përgjigje ndaj kryeministrit Zoran Zaev i cili në konferencë për shtyp, mes të tjerash, foli edhe për kontekstin me emrin.

Për zgjedhjet lokale, Gruevski tha se pret që të jenë fer dhe demokratike.

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Gruevski paralajmëroi se VMRO-DPMNE do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare për, siç tha, “që të fillojë epoka e re dhe t’i vendoset fund këtij errësimi që po i ndodh shtetit pas ardhjes në pushtet të LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button