Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, më të rrëmbyeshme do të jenë në pjesët perëndimore dhe pjesët jugperëndimore të vendit. Në rajonet e tjera reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet më të dobët. Në nivel lokal pritet të bien mbi 15l/m2. Do të fryjë erë e dobët deri në mesarare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të lëvizë prej 5 deri në 12, ndërsa maksimale prej 17 deri ne 24 gradë Celsius.

Në rajonin e Shkupit do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me erë juglindore të dobët deri në mesatare dhe me shi të përkohshëm. Temperatura do të lëvizë prej 11 deri në 19 gradë Celsius.

Ditëve në vijim reshjet do të jenë me intensitet më të dobët dhe në nivel lokal. Temperatura e ajrit do të jetë relativisht e ulët për këtë periudhë, veçanërisht të enjten.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button