Big Mama shtyn dasmën, ja arsyeja pse

Dasma e Big Mama-s, si një prej eventeve të përfolura për t’u mbajtur në vjeshtë, është shtyrë. Lajmi u përhap me shpejtësi pasi u mësua se festa e beqarisë, e cila ishte menduar të organizohej në shtator, nuk u bë. Por arsyet nuk u mësuan, përveç një thashethemnaje që qarkulloi se Besiana Kasemi kishte nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur.

Por cila është e vërteta? Pse u shty dasma?

Në ceremoninë e 15-vjetorit të grimierit të njohur Armend Ramadani, përballë mikrofonit të Prive, Big Mama ka thënë se nuk di asgjë për shtyrjen dhe as se kur do të martohet: “Vlorijan, m’beso që nuk di asgjë. Jam në një lidhje, ke qenë i pari që e kuptuar, ta kam pruanur ty…” – i drejtohet ajo gazetarit të Klan Kosova, Vlorijan Halili, por nuk jep asnjë detaj më shumë:

“Kur të vijë koha, më lër ta shijoj beqarinë, shiko sa mirë jam, pa burrë, po eci, po shkoj, po kënaqem… “ – thotë ajo me të qeshur, po me siguri di diçka më shumë për dasmën, vetëm se nuk do ta bëjë publike: “I vjen koha edhe asaj…” – thotë Big Mama më në fund, por kur është kjo kohë?

Ka akoma kohë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button