Londër: Nga sulmi me acid, arrestohet një 15 vjeçar

Nga një sulm i dyshuar me acid në pjesën lindore të Londrës, janë lënduar gjashtë vetë, ka thënë sot policia britanike dhe ka njoftuar se është arrestuar një person 15 vjeçar, transmeton REL.

Policia ishte ftuar mbrëmë vonë afër Stadiumit olimpik në Londër, pasi një substancë helmuese ishte përhapur gjatë një mospajtimi ndërmjet dy grupeve të meshkujve.

Policia tha se sulmi nuk ishte i ndërlidhur me terror.

Vitin e kaluar janë shënuar gjithsej 431 sulme me acid në Londër, ndërsa 398 prej tyre janë kryer në rajonin ku kishte ndodhur incidenti i fundit.

Policia ka njoftuar se lëndimet nuk paraqesin “kërcënim për jetë”, raporton agjencia AFP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button