Zaev: Perspektivat i kemi në pëllëmbë të dorës, prej nesh varet

Të gjitha shtetet, mike të Republikës së Maqedonisë, dëshirojnë ta shohin vendin prosperuese. Të hapura janë dyert për bashkëpunim me botën. Mbetet t’i zbatojmë reformat nga Plani 3-6-9. Perspektivat i kemi në pëllëmbë të dorës, prej nesh varet, tha sot kryeministri Zoran Zaev i, duke informuar për qëndrimin dhe aktivitetet e delegacionit qeveritar në Asamblenë e 72-të të Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

Në konferencën për media të Qeverisë në të cilën mori pjesë edhe ministri pa dikaster i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, Zaev theksoi se Maqedonia ka dorë ndihmëse të vazhdojë nëpër rrugën e progresit.

Kryeministri informoi se në Nju-Jork ka realizuar mbi 30 takime me liderë botërorë, përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, biznesmenë dhe përfaqësues të diasporës së Maqedonisë.

Pikërisht diaspora, theksoi Zaev është e gatshme drejtpërdrejtë të kyçet dhe materialisht edhe me resurse njerëzore,  për zhvillim sa më të madh dhe më të shpejtë të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button