Zaev: Qëndrojmë pas kandidatit të BDI-së në Çair, do të japim përkrahje edhe në komunat tjera

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot konfirmoi se LSDM-ja do t’i përkrah kandidatët e BDI-së për kryetar të komunave. Përkrahje do të ketë edhe zëvendësministri i deritanishëm i Arsimit, Visar Ganiu i cili dha dorëheqje për shkak kandidimit për kryetar komune, njofton Portalb.mk.

“Qëndrojmë pas tij në Çair, do ta përkrahim sepse është kandidat kualitativ. Nuk ekzistojnë dyshime për të. Do të japim përkrahje edhe për në komunat tjera ku kandidatët janë të mirë dhe punojnë në dobi të qytetarëve”, tha kryeministri Zaev.

Sa i përket ligjit të gjuhëve, Zaev e komentoi debatin në Kuvend dhe tha se ky është aspekt formal nga Marrëveshja kornizë dhe se mbetet që marrëveshja t’i plotësojë pritjet e saja.

“Më parë janë sjellë ligje për gjuhë në mënyrë kontrabande, pa diskutime dhe konsultime, pa komente nga anët e ndryshme politike. Opstrukcionet e VMRO-DPMNE-së janë të qarta por le të vazhdojë debati, duam që në mënyrë transparente të sjellim ligje të rëndësishme”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button