Haradinaj vizitë në Podgoricë për rinegocimin e Demarkacionit

Kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj pritet të nisë javën e ardhshme vizitat e tij të para jashtë vendit, ku prioritet është Podgorica.

Kreu i qeverisë së Kosovës do të ketë takime dhe bisedime me zyrtarë të lartë të Malit të Zi duke shpresuar në mundësine e një rinegocimi për marrëveshjen e Demarkacionit mes dy vendeve.
Haradinaj e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, të nënshkruar dy vjet më parë në Vjenë.

Sipas tij, me këtë Marrëveshje të Demarkacionit Kosova i humb 8200 hektarë tokë, përderisa kufiri i Kosovës, sipas tij, do të duhej të jetë në Çakorr, transmeton Oranews.

Pas marrjes së “timonit” të Qeverisë Haradinaj shkarkoi Komisionin për Demarkacion me në krye Murat Mehën dhe në vend të tij emëroi ish-deputetin e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili po ashtu e kundërshtonte një Marrëveshje të tillë të Shënimit të Kufirit me Malin e Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button