Fushata reklamuese e ish kryeministrit Gruevski i kushtoi shtetit 38 milion euro

Qeveria e kryeministrit të mëparshëm, Nikolla Gruevski ka harxhuar 38 milion euro, para të qytetarëve për fushata qeveritare, tha sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Bëhet fjale për shtatë vite, shtatë vite qeverisje e Gruevskit. Aministrata e Zaevit nuk ka arritur të gjejë të dhënat për 2006,2007 dhe 2016. Siç tha Boshnjakovski, këto dokumente nuk janë askund.

“Qytetarët vetë kanë paguar propagandën që iu servohej atyre. Është e mundur që shuma e shpenzuar të jetë edhe më e madhe se kjo”, tha Boshnjakovski.

Ai tha se qeveria e re nuk do të shpenzojë mjete për reklamimin e aktiviteteve.

Boshnjakovski deklaroi se mediat që kanë marrë këto para, kanë qenë të zgjedhura pa plotësuar asnjë kriter. Ai shtoi se ekziston hapësira që këtë ta hulumtojë prokuroria publike e Maqedonisë. Bëhet fjale për fushata si ato për fëmijën e tretë, kundër abortit, “Hulumto Maqedoninë”, Dita e drurit dhe Dita e ushqimit.

Në këtë shumë prej 38 milion euro nuk janë përfshirë fushatat e bëra nga ministritë. Siç thotë Boshnjakovski janë përfshirë vetëm kontratat me industrinë mediatike të ish kabinetit të Nikolla Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button