Kjo është shkolla në Kosovë që ka vetëm një nxënës

Dy dhoma mësimi në shkollën “Imri Halili” të Burrnikut të Ferizajt prej disa vjetësh kanë mbetur boshe. Në njërën prej tyre çdo ditë zë vend Albion Veliu (9), nxënës i klasës së katërt.

Askush nuk e prish qetësinë, ngase në klasë janë vetëm ai dhe mësuesi Milaim Hasani.

Objekti i shkollës i plotëson kushtet teknike dhe higjienike. Ai është riparuar më 2006-n me një investim 40 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shokë as për lojë

Por shkolla është e zbrazët, teksa Albioni ndihet i vetmuar. Ai prej më shumë se një viti nuk e ka takuar ndonjë bashkëmoshatar.

“Sa herë që e mbajmë orën e edukatës fizike ndihem i shqetësuar dhe më i vetmuari në Komunën e Ferizajt, sepse nuk e kam asnjë shok të ma pasojë topin apo anasjelltas, madje edhe pas orarit të mësimit nuk e kam asnjë shok për të luajtur së bashku. Të jetosh i vetmuar në një fshat malor siç është Burrniku, është sikur të jetosh në skajin e botës”, ka thënë Albioni, me të cilin gazeta ka biseduar pasi që ka marrë pëlqimin nga babai i tij Shaipi.

Albioni ka dëshirë që klasat e tjera të mund t`i vijojë me moshatarët e vet, ndonëse nuk është i sigurt nëse kjo do të mund të bëhet realitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button