Shkupi mbetet i pamposhtur, Renova në krizë për fitore

Java e shtatë e Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll ka filluar sot me ndeshjen derbi të dy ekipeve shqiptare, KF Renova dhe FC Shkupi, dy ekipe që më parë kanë shijuar edhe titullin kampion të kampionatit vendor.

Ndeshja e zhvilluar në Tetovë ka përfunduar pa fitues dhe pa asnjë gol të shënuar, pasi që sulmuesit e dy ekipeve nuk gjenin dot mënyrën e shënimit të golit. Edhe pse dy ekipet luajtën futboll të hapur dhe me shumë pasime, numri i vogël i shikuesve që ishte në tribuna u ndanë të zhgënjyer nga rezultati.
Padyshim se një pikë e fituar është e rëndësishme për FC Shkupin që ka vazhduar serinë pa disfatë, kështu duke e ndarë tani pozitën e dytë dhe të tretë me Akademija Pandev.

Kampionati vazhdon të dielën, Shkëndija është mysafire e “Skopjes” në Shkup, ndërsa në duelet tjera takohen. Pelisteri – Vardari, Sileksi – Pobeda dhe Rabotniçki Akademija Pandevi. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button