Ilaçe vonohen për shkak të lojërave politike të Këshillit për furnizim publik

Furnizimi me ilaçe po vonon për shkak të problemit me Këshillin për furnizime publike, dhe jo për shkak të Ministrisë së shëndetësisë, njoftoi sot ministri Arben Taravari.

“Ka një Këshill për furnizime publike i cili është tërësisht i politizuar. Firma që kanë fituar dhe kaluar nëpërmjet këtij Këshilli para gjashtë muajve, tani kur konkurrojnë që të bëjnë problem, na ndalojnë dhe për këtë paraqiten probleme sa i përket ilaçeve”, tha Taravari, transmeton Portlab.mk.

Ai sqaroi se firma e njejtë ka konkurruar me standarde të njëjta edhe para gjashtë muajve dhe nuk është bërë problem, kurse tani e njëjta firmë me të njëjta standarde kur konkurroi u shfaq problem para Këshillit për furnizime publike.

Ai njofton se është kërkuar nga kryeministri që të gjendet një zgjidhje dhe të ndërpritet kjo pengesë.

“Gjithkund ku ka qenë e nevojshme kemi bërë hyrje por kjo kushton shumë më shumë. Do të doja që të dijë e gjithë populli i Maqedonisë se të gjitha këto probleme që paraqiten lidhur me ilaçet nuk është se nuk nënshkruan ministri apo që ekipi i Ministrisë së shëndetësisë, por që tërë problemi krijohet në Këshill. Nuk e di pse bëjnë probleme”, tha ministri i shëndetësisë

Ai theksoi se në vend deri më tani janë sjellë ilaçe nga firma të pa certifikuara. Sipas tij ekipi po punon në ndryshime të ligjit për ilaçet dhe mjetet mjekësore me të cilën do të rregullohet edhe hyrja e ilaçeve në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button