Inspektorati: Nuk do të ketë referendume në të njejtën ditë me zgjedhjet

Inspektorati shtetëror për vetëqeverise lokale mori vendim që të ndalojë vendimet për organizimin e referendumeve lokale ne komunat për migrantët në ditën e zgjedhjeve lokale, më 15 tetor dhe solli lëndën para Gjykatës kushtetuese për të vërtetuar ligjshmërinë.

Ashtu siç informon inspektori shtetëror për vetëqeverisje lokale Rahim Musliu, vendimi deri më tani është sjell për 12 komuna, të cilat i kanë dorëzuar në inspektorat raportet e publikimit të votave komunale me të cilin u shpall referendum, dhe pritet që të dorëzohen edhe dy të tjera.

“Më 20 shtator Inspektorati ka kryer kontroll të papritur në komunën e Koçanit dhe Shtipit, dhe me 21 shtator në atë të Gjevgjelisë, Kavadarcit, Negotinës dhe Velesit. Edhe gjashtë komuna kanë sjell vendim për referendum në nivel lokal dhe kanë njoftuar Inspektoratin për publikim. Ato janë Manastiri, Prilepi, Radovishi, Aerodromi, Gazi Baba dhe Ohri dhe pritet që njoftime të tilla të sjellin edhe komunat Karposh dhe Gjorgje Petrov”, tha Musliu.

Vendimi, siç theksoi Musliu do të publikohet në Gazetën zyrtare dhe në tre ditët e ardhshme edhe në ueb faqen e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button