Çaji natyral që trajton simptomat e hipotiroidizmit (Video)

Ndonëse një gjendër e vogël e pozicionuar në pjesën e qafës, tiroidja ka efekt thuajse në çdo qeliz, ind dhe organ të trupit.
Kjo është arsyeja përse mirëfunksionimi i kësaj gjendre është shumë i rëndësishëm. Sipas American Thyroid Association rreth 20 milionë amerikanë kanë një formë të sëmundjes së tiroides dhe më shumë se 60% nuk janë në dijeni të këtij problemi, transmeton Lajmi.net.

Një ndër format më shqetësuese të sëmundjes së tiroides është hipotiroidizmi gjendje gjatë të cilë tiroidja prodhon shumë pak hormone.

Ju mund të përjetoni simptoma të tilla si dhimbje muskulore, kapsllëk, shtim në peshë, lodhje dhe humbje të kujtesës. Lëkura mund t’ju thahet gjithashtu, flokët t’ju bien, të keni më ftohtë se zakonisht, tëpërjetoni luhatje humori dhe të keni dëshirë më të ulët seksuale.

Veç një diete të mirëekuilibruar që përmban brokoli, lulelakët, ushqime të pasura me omega 3 etj, çaji i mëposhtëm mund t’ju ndihmojë gjithashtu të kuroni këtë problem.

Përbërësit janë: ujë, xhinxher i grirë. arrë myshku (arre moskat), kanellë. limon dhe lëng portokalli. Përpara se ta konsumoni duhet të prisni 20 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button