Shpallet epidemi e kufizuar e fruthit në Gazi Babë të Shkupit

Komisioni për sëmundje ngjitëse në Ministrinë e shëndetësisë shpalli epidemi të kufizuar të fruthit në territorin e komunës së Gazi Babës, pasi që pesë persona me simptome të fruthit janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe u dëshmua se bëhet fjalë për reaksione të fruthit.

Nga komisioni informojnë se pacientët janë në gjendje stabile dhe të mirë në përgjithësi.

Ministria e shëndetësisë ne bashkëpunim me Qendrën për shëndet publik në Shkup dhe Institucion për shëndet publik morën aktivitete, mes të cilave edhe vaksinimi i të gjithë personave nga 6 deri në 60 vjet, nëse nuk janë vaksinuar, në territorin e komunës së lartpërmendur.

Gjithashtu u paralajmërua se do të bëhet mbikëqyrje e shtuar e statusit së vaksinave dhe do të bëhet imunizimi i gjithë territorit të Qytetit të Shkupit. Janë duke u përgatitur fletushka promovuese për fruthin deri tek mjekët ame, kopshtet dhe shkollat dhe të njëjtat do të publikohen edhe në ueb faqet e tyre.

Nga Komisioni këshillojnë që në institucionet shëndetësore duhet të respektohet regjimi i vizitës, në përputhje me vendimet e brendshme të institucionit, të merren masa intensive për parandalimin e përhapjes dhe përforcimin e masave të dezinfektimit dhe kontrollit në institucionet arsimore ku mësojnë fëmijët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button