Gruevizmi dhe funerali i tij

Sloganin e ri për zgjedhjet lokale VMRO-DPMNE e zgjodhi “Era e Re”, një erë e re që proklamohet nga Gruevski dhe i njëjti ekip i tij i vjetër, i njohur tashmë për ne, si duket po do të na kthejë nostalgjinë për decenien e kaluar nën Gruevizmin e tij.

Andaj a thua vallë është e mundur kjo? E përgjigjja do të jetë se “era e re” e proklamuar nga VMRO-DPMNE është e pamundur me Gruevskin e vjetër. Nuk mendojmë ne si ai, ne i respektuari homosapiens Gruevski, se zotëri nuk mund t’ju them më, nuk jemi të që të keqtrajtoheni nga ti, të poshtërohemi, të abuzohemi, të manipulohemi, të jemi të uritur edhe më tej, trajtohemi si kafshë dhe nuk e kemi ndërmend të vdesim si kafshë.

Kjo trajektore jete nuk mund të na servohet përsëri, ne tani më kemi krijuar mekanizmin tonë mbrojtës, e ky mekanizëm është se ne e kemi tejkaluar frikën dhe do të luftojmë për një jetë të dinjitetshme, nuk imponohemi nga intrigat e Gruevizmit tënd.

Më tregoni një arsye të vetme se pse Zaev do të na shkurtonte të vetmen gjë që kemi fituar, e kemi përkëdhelur, atë që dimë ta përjetojmë- Gruevizmin.

Kjo që përsëri po na proklamon si “Erë e Re”, në thelb nënkupton urrejtje dhe përjashtim. Ekstremitet i skajshëm, një mbetje e reciklueshme e fashizmit historik. Një koncept, që në gjenezë njeh superioritetin e njërës racë mbi tjetrën. Gruevizmi zëvendëson racën me sinonimin e etnive.

Duke na varfëruar, dhe duke na vënë në shërbim të koncentuar kapitalin, tregun dhe asetet publike në duart e 1%-shit, po tentoni të krijoi superstrukturën ekonomike-shoqërore, e kjo sdo mend që doni të jetë etnike maqedonase.

Kjo që po tentoni të bëni është një ritual amator, sakaq edhe qesharak, përmes të cilit ju besoni se do të fitoni lavdinë. O ju se s’di si t’ju emërtoj, me porta triumfale nuk krijohet lavdia, as që do të shenjtëroheni, sepse nuk jeni të kënaqur vetëm me lavdi.

Kjo që po tentoni të bëni do të thotë urrejtje. Urrejtje ndaj gjithçkaje të bukur. Urrejtje ndaj çdo vlere. Urrejtje ndaj kulturës. Urrejtje ndaj tolerancës. Urrejtje ndaj bashkëjetesës. Urrejtje ndaj vlerave demokratike. Urrejtje ndaj lirisë së shprehjes. Urrejtje ndaj medias së lirë. Urrejtje ndaj mendimit ndryshe. Urrejtje ndaj kriticizmit. Urrejtje ndaj vlerave fetare. Urrejtje ndaj vlerave morale. Urrejtje ndaj natyrës. Urrejtje ndaj perëndimit. Urrejtje ndaj sportit. Urrejtje ndaj votës së lirë. Urrejtje ndaj lirisë. Urrejtje ndaj gjelbërimit. Urrejtje ndaj dijes. Urrejtje ndaj arsimit. Urrejtje ndaj zhvillimit. Urrejtje ndaj hapësirës publike. Urrejtje ndaj barazisë. Urrejtje ndaj harmonisë. Urrejtje ndaj ligjit. Urrejtje ndaj drejtësisë. Urrejtje ndaj pluralizmit.

Tashmë ne e kemi kuptuar se armiku yt më i madh është dija, atë jeni në gjendje edhe ta vrisni, ta godisni, ta
përplasni. Ta torturroni e dëboni, ta satanizoni e ta eleminoni. Ta përdhosni e ç’rrënjosni, ta burgosni, ta degdisni, ta bezdisni dhe neverisni. Por këtë nuk do ta arrini pasi jeni në agoni, në grahmën e fundit të fymës dhe dikush po ua përgatit funeralin tuaj.

Shkruan: Bedia Arifi-Shaqiri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button