Koxias: Problemi me emrin e Maqedonisë ka katër çështje

Emri, përdorimi i gjuhës, shtetësisë dhe simbolet janë katër elementet e çështjes së emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë sipas shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias pas përfundimit të mbledhjes së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njofton Portalb.mk.

Koxias në Njujork u takua me ndërmjetësuesin Metju Nimic, për të cilin nuk ka informacione se çfarë ka qenë temë bisede, me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov të cilin takim e përshkroi si miqësor ku është biseduar për qasjen ndaj problemit të emrit Maqedoni-Greqi.

“I pyetur për vijën e kuqe të të dyja shteteve, Koxias sqaroi se çështja e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë përmban 4 elemente. E para ka të bëjë me përdorimin e emrit obligim ky i Nimic që duhet të zgjidhet me bisedime. E tre çështjet e tjera të problemit me emrin ndërlidhen me fjalët, gjuhën dhe shtetësinë të cila duhet të zgjidhet nga profesorët të cilët duhet të përgatisin regjistrim të tyre e në fund edhe simbolet. Koxias ka vlerësuar se mënyra e vetme e gjetjes së zgjidhjes është biseda në paket duke thënë se nga Shkupi ka vërejtur disponim duke u larguar nga simbolet irredentiste”, shkruan agjencia e Greqisë në lidhje me atë që ua tha Koxias në Njujork.

Për këtë çështje Koxias foli edhe në foltoren e mbledhjes së përgjithshme të KB-së duke thënë se raportet e Greqisë dhe Maqedonisë lehtësojnë vështirësitë në zgjidhjen e problemit të emrit.

“Greqia ka një raport miqësor me ish shtetin e Federatës Jugosllave. Iniciativa e Greqisë për planifikim dhe realizim të masave për ndërtim të mirëbesimit, forcon raportet tona dhe lehtëson vështirësitë që duhet të bëjmë në realizimin e problemit të pazgjidhur të emrit”, tha Koxias në foltoren e mbledhjes së përgjithshme të KB-së.

Për këtë, Zaev në mbledhjen e KB-së shtoi se Maqedonia edhe një çerek shekulli pas pranimit në KB ende ka çështje të hapur për emrin me Greqinë, duke theksuar se të dyja vendet tashmë implementojnë masa për ndërtimin e besimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP