Ligji i gjuhëve vlerësohet antikushtetues edhe në ditën e gjashtë të debatit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë vazhdoi me punë rreth propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Deputetët vazhduan me replika në prononcimin e deputetit Nikolla Popovski nga VMRO-DPMNE gjatë debatit kuvendor gjatë natës së kaluar.

Petar Atanasov nga LSDM tha se të gjithë deputetët e partive politike shqiptare tegojnë se ka nevojë për miratimin e këtij ligji, por se VMRO-DPMNE nuk ka pasur kurajo ta mbyllin këtë çështje.

“Ta hapim çështjen e fundit të madhe nga Marrëveshja e Ohrit dhe së bashku të ndërtojmë një multikulturë të vetme të përbashkët dhe një Maqedoni demokratike civile”, tha Atanasov.

Sipas Nikolla Mievskit nga VMRO-DPMNE, miratimi i ligjit nuk është për shkaqe praktika për përdorimin e gjuhëve nga ana e etniteteve në Maqedoni, por siç tha, për shkak të periudhës parazgjedhore dhe asaj që është premtuar si përgjigje dhe bazë për koalicionim mes partive nga shumica qeveritare.

Deputetët sot për të gjashtën ditë me radhë debatojnë rreth Propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Në debatin e deritanishëm kaloi fjalimi i dhjetë deputetëve nga gjithsej shtatëdhjetë të paraqiturit. Deputetët e opozitës akuzojnë se ligji është antikushtetues dhe kërkojnë tërheqjen e tij, ndërsa sipas shumicës parlamentare ligji është në pajtim me Kushtetutën dhe me të nuk prishet karakteri unitar i shtetit.

Sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të hënën më 25 shtator, pritet që këtë fundjavë Kuvendi ta ndërpret punën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button