Iniciativë para Kushtetueses nga Plenumi i mësimdhënësve për nenet 13 dhe 14 të Statutit të SASHK

Plenumi i mësimdhënësve shtroi nismë para Gjykatës Kushtetuese për analizimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së neneve 13 dhe 14 të Statutit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK).

Plenumi i mësimdhënësve vlerëson se udhëheqësia e SASHK e ka ndryshuar Statutin dhe një anëtar mund të dalë nga SASHK tre vjet pas dorëzimit të kërkesës për ç’anëtarësim.

Plenumi vlerëson se kjo bëhet që të pamundësohet dalja nga SASHK i numrit gjithnjë e më të madh të anëtarëve të cilët janë të pakënaqur nga Jakim Nedelkov dhe kryetari i nderit Dojçin Cvetanovski të cilët në mënyrë jo transparente i kanë shpenzuar paratë, si dhe nga mënyra si e kanë menaxhuar grevën e mësimdhënësve  para dy viteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button