Ngërçi për Brexit, May me propozim “tranzicional”

Në një përpjekje për të zgjidhur ngërçin në negociata, Theresa May do t’u thotë krerëve të Europës, që Brexit të shkojë mirë, përgjegjësia është e përbashkët, transmeton Top Channel. 

Në fjalimin e saj të parashikuar nga Firence,  kryeministrja britanike do të thotë se historia do të gjykojë Brexitin për vizionin e treguar nga palët dhe jo ndryshimet mes tyre. Sipas BBC, May do të propozojë një marrëvshje dyvjeçare tranzicionale, pas marsit 2019 dhe para një pakti të përhershëm tregtar.

Mediat prej ditësh thonë se propozimi i May mund të përfshijë pagesa prej 20 miliard eurosh që Londra do t’i bëjë Brukselit gjatë këtyre dy viteve. BBC thotë se nga zyrtarë të ndryshëm britanikë oferta që pritet të bëjë May konsiderohet e hapur dhe bujare dhe synon që të mbyllë boshllëkun në buxhetin e BE pas largimit të Britanisë në 2019-n.

Sigurisht që May nuk pritet të thotë sa do të paguajë Britania, apo të sugjerojë se pagesat bëhen për qëndrimin në tregun e përbashkët, por pritet që kryeministrja britanike të thotë se nëse BE dhe Britania tregohen me imagjinatë dhe krijuese për raportin e ri, të dyja palët mund të jenë optimiste për të ardhmen.

Por propozimi i May, që tashmë mediat e kanë publikuar ka mërzitur jo pak britanikë, të cilët votuan për t’u larguar nga BE dhe tashmë shohin se procesi do të zgjatet më minimalisht dy vjet, pa llogaritur pagesat miliardere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button