Jasir Asani 4 vite me Partizanin

Klubi i Partizanit nga Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me Jasir Asanin. Sulmuesi i talentuar 22 vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë 4 vjeçare me 15-të herë kampionët e Shqipërisë. Menjëherë sapo ka firmosur kontratën me të kuqtë, lojtari është prezantuar në ambientet e klubit. Asani është një lojtar i formuar në akademinë e klubit të Vardar, skuadër me të cilën ka fituar edhe 2 tituj kampion në Maqedoni.

Gjithashtu ai ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Maqedonisë , por në fund zgjodhi ekipin U -21 të Shqipërisë, falë edhe nënshtetësisë shqiptare.

“Jam shumë i lumtur që nga sot jam pjesë e Partizanit , një klub i madh në Shqipëri. Premtoj të jap maksimumin tim për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave dhe të bëjmë një prezantim pozitiv në Evropë. I premtoj tifozëve të Partizanit se do të jap maksimumin ti gëzoj në çdo ndeshje”, ka thënë Asani. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button