Aubameyang me lajm të keq për Real Madridin

Pierre Emerick Aubameyang ka komentuar spekulimet rreth transferimit në Real Madrid.

Pierre Emerick Aubameyang nuk pret të transferohet në Real Madrid gjatë vitit 2018.

Sulmuesi i Borussia Dortmund ishte objektiv i klubit madrilen gjatë vitit të fundit. Por, ai nuk beson se do ta realizojë kalimin në Santiago Bernabeu, në të ardhmen e afërt.

“Nuk besoj se Real Madrid është ende i interesuar në mua”, u shpreh Aubameyang për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Aubameyang kërkohej edhe nga Milan por nuk u largua nga Borussia Dortmund, gjatë afatit kalimtar të verës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button