Kandidati i TMRO-së për kryetar komune të Aerodromit është regjistruar si person i vdekur!

Nga partia e TMRO-së të Vanço Shehtanskit dyshojnë në parregullsitë zgjedhore sepse kandidati i tyre për kryetar komune të Aerodromit është i regjistruar si i vdekur.

Në kërkesën TMRO-së për lëshimin e një certifikatë nga Gjykatën Themelore e Manastirit, kanë marrë përgjigje me shkrim se personi është i vdekur.

Edhe pse personi është gjallë dhe i shëndoshë , thonë nga partia, dhe shtojnë se në këtë mënyrë, kandidatit të tyre I.P. i është pamundësuar paraqitja e kandidaturës.

“Ende pa filluar, zgjedhjet lokale po tregojnë se do të ndiqen nga një sërë parregullsishë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatet e zgjedhjeve”, shtojnë nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button