Fëmijët dinë të lexojnë, por kanë problem me lidhjen e të lexuarës

Fëmijët e klasave të dyta dhe të treta në Maqedoni janë të shkathtë gjatë njohjes së shkronjave dhe leximit të fjalëve të lidhura, megjithatë kanë problem që mjaft rrjedhshëm t’i lexojnë tekstet në mënyrë që të përgjigjen saktë në pyetjet për kuptim, tregon Studimi nacional për edukim gjuhësor dhe matematikor të fëmijëve zbatuar në kuadër të projektit të USAID-it me “Lexim drejt lidershipit” dhe Shoqatës “Hap pas hapi”.

Hulumtimi është zbatuar në nivel nacional në maj të vitit 2016 në ekzemplar reprezentues prej 8.000 nxënësve të gjuhës mësimore maqedonase, shqipe dhe turke nga të gjitha shkollat fillore në Maqedoni.

Sipas Viktoria Dimitrovska, zëvendës udhëheqëse e projektit, kur bëhet fjalë për çështjen e kuptimit dhe tërhiqen fakte nga teksti, fëmijët e kanë më lehtë, megjithatë kur duhet të lidhin informacione nga pjesë të ndryshme të tekstit dhe të japin mendim të vetin, fëmijët tanë kanë problem.

“Një nga rekomandimet tona është se me fëmijët duhet të ushtrohet më tepër leximi dhe atë jo vetëm në shkollë, por edhe në shtëpi dhe në të gjitha situatat e përditshme. Të gjenden situata reale ku fëmijët do të mund ta ushtrojnë leximin dhe të punojnë në kuptimin, nga familja t’u parashtrohen lloje të ndryshme të pyetjeve me të cilat fëmijët do të nxitet zhvillimi i këtij kuptimi”, deklaroi Dimitrovska.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, tha se qëllimi për t’u ngritur rejtingu i Maqedonisë në nivel të matjeve ndërkombëtare të shkallës së arsimimit mund të arrihet së bashku me Ministrinë, me mësimdhënësit, me prindërit, me nxënësit dhe me mbështetje të organizatave joqeveritare.

“Që të arrijmë arsimim gjuhësor dhe matematikor nevojitet mund i madh edhe i prindërve në procesin e edukimit të fëmijëve të vet. Ne biseduam edhe me Ministrinë e Punës që ta përforcojmë komponentën arsimore në kuadër të arsimit parashkollor dhe ta rrisim përfshirjen e fëmijëve të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë ndonjë lloj arsimimi edhe në moshën parashkollore”, deklaroi Deskoska.

Theksoi se hulumtimi i bërë në 8.000 nxënës është për t’u përshëndetur, ndërkaq rezultatet do të merren parasysh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button