Bekteshi: Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mbesin në fokusin e Qeverisë

 Barazimi i kushteve dhe mbështetja për investuesit të huaj dhe vendor, kthimi i tarifës së lirë të energjisë elektrike, revizioni i politikës industriale, hartimi i ligjit për energjetikë dhe për efikasitet energjetik, janë vetëm një pjesë e rezultateve të Ministrisë së Ekonomisë në 100 ditët e kaluara.

“Siç kumtoi sot ministri Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e llogaridhënies për atë që është punuar, në fokus mbesin lehtësimi i tregtisë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, turizmi dhe holeleria, zejtaria, gratë sipërmarrëse,…

“Të gjitha rezultatet tona do të thotë fitore për qytetarët, sepse janë krijuar në pajtim me nevojat e tyre, të diskutuara në takime të drejtpërdrejta me to, takime me afaristët dhe shoqatat e tyre, me investuesit potencial edhe të huaj edhe vendor të cilët kanë plane për tregime të reja të biznesit në Maqedoni…Të gjithëve u nevojitet mbështetje të cilën jemi të gatshëm t’ua japim me qëllim të zhvillimit më të madh ekonomik dhe jetë më të mirë për të gjithë”, theksoi Bekteshi.

Ministri porositi se institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, ndërsa komuniteti i biznesit, për punën e saj pa pengesë, duhet pa pritur dhe vonesë t’i marrë dokumentet e nevojshme (licenca, leje, vendime) që janë në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button