Igor Jug ndodhet në burgun e Shutkës

Igor Jug i cili u arrestua dje në Kumanovë për shkak se ka kryer dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill të këtij viti ndodhet në burgun e Shkupit sepse prej në prill i është përcaktuar masa për paraburgim prej tetë ditësh, njofton Portalb.mk.

Kohëzgjatja e paraburgimit për tetë ditë është sepse në momentin e paraqitjes së propozimit, personi është ndjekur penalisht për një vepër penale që kërkon një procedurë të shkurtuar.

“Për momentin Prokuroria Themelore Publike është duke zhvilluar hetim për vepër penale për mbajtje dhe posedim të armëve pa leje ose materieve eksplozuese nga neni 396 i Kodit Zgjedhor”, thonë nga Prokuroria.

LEXO: U arrestua Igor Jug – njëri nga dhunuesit e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, që u kërkua me fletarrestim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button