Porsche “zbret” në ujë (FOTO)

Në rrugë është një ndër prodhueset më të mëdha, ndërsa në ujë ka vendosur që të bëjë prezantimin nga “dera kryesore e tregut”, njofton Top Channel.

Porsche prezantoi superjahtin e vet futuristik, një miksim perfekt mes luksit, hijeshisë dhe teknologjisë.

Jahti është i pajisur me një SPA, një pishinë dhe i ndërtuar në një pjesë të madhe me fibra karboni për të reduktuar peshën e mjetit dhe rritur lëvizshmërinë e tij.

Superjahti, i quajtur “Porsche GTT 115” do të prezantohet në “Monaco Yacht Show” javën e ardhshme, ndërsa sa i takon çmimit, pritet që ai të fillojë nga 12 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button