Vrasje e dyshimtë në Peshkopi

Në Peshkopi kanë nisur hetimet pasi një 42-vjeçar i vrarë me armë zjarri u dërgua në spitalin e qytetit nga persona të paidentifikuar, transmeton Top Channel.

Alban  Kaloshi, nga fshati Blliçe, mbërriti pa shenja jete në urgjencë, rreth orës 3:30 të mëngjesit. Ai kishte një plumb në kraharor.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia ka shoqëruar disa persona, të cilët janë parë me viktimën  mbrëmjen e së enjtes.

Në duart e hetuesve është edhe telefoni i tij, ndërkohë që punohet për identifikimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button