Aleanca për Shqiptarët, ka dorëzuar padi në Gjykatën Administrative

Dje partia “Aleanca e Shqiptarëve” e Ziadin Selës ka dorëzuar deri në Gjykatën Administrative aktpadi kundër “Koalicionit parazgjedhor Aleanca për Shqiptarët RDK UNITETI” për shkak të kontestit me përdorimin e emrit dhe emblemës së njëjtë në listat zgjedhore. Një gjë të tillë për Alsat M e konfirmoi avokati i partisë së Selës Halil Fetai.

Gjykata Administrative ka afat prej 48 orësh nga momenti kur dorëzohet padia, që ta shqyrtojë të njëjtën dhe të jep mendimin e saj lidhur me lëndën përkatëse.

Nga ana tjetër Vesel Memedi i RDK-së insiston se nuk heq dorë nga emri, ngjyrat dhe logoja e partisë, dhe se në zgjedhjet lokale do të garojnë me po të njëjtin simbol. Ditë më parë partia e Selës kërkoi nga KSHZ-ja shqyrtimin e kësaj çështjeje, por nga ky institucion thanë se një gjë e tillë nuk është në kompetencën e tyre . Nga KSHZ thanë se për ta emërimi i të dyja palëve me emër të njëjtë nuk paraqet pengesë juridike dhe se për KSHZ-në janë të pranueshme.

Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës është regjistruar më shtatë shtator 2017 me adresë në Tetovë, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqiptarët është regjistruar më 14 shtator të këtij viti me adresë në Çair.

Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, LR PDSH, RDK dhe Uniteti garuan si koalicion parazgjedhor me emrin “Aleanca për Shqiptarët” dhe siguruan tre deputetë së bashku. Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale fillon pas katër ditësh ndërsa e njëjta do të zgjasë deri më 13 tetor. Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor ndërkaq raundi i dytë është caktuar për më 29 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button