Neymar kërkon falje për sherrin me Cavanin

Telenovela e sherrit Neymar-Cavani, që nisi në ndeshjen PSG-Lyon, duket se është në episodin e fundit, transmeton Top Channel.

Sipas “L’Equipe”, braziliani u ka kërkuar ndjesë të gjithë shokëve të skuadrës për atë që ndodhi në fushën e lojës, ku lojtarët diskutuan për goditjet e dënimit dhe 11-metërshin.

Gazeta franceze thotë se Thiago Silva, kapiteni i skuadrës, ka bërë rolin e përkthyesit përpara të gjithë skuadrës.

“L’Equipe” zbuloi gjithashtu se Neymar dhe Cavani kanë ngrënë darkë së bashku për të sqaruar situatën dhe kjo darkë ishte organizuar nga Dani Alves.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button