Ri Jong-ho: Koreja e Veriut mund të kryejë testim më të fuqishëm të bombës me hidrogjen në Oqeanin e Qetë

Koreja e Veriut mund të kryejë testim më të fuqishëm të bombës me hidrogjen në Oqeanin e Qetë si përgjigje të kërcënimeve nga presidenti amerikan Donald Tramp se mundet tërësisht ta shkatërrojë shtetin, lajmëroi Jonhap duke cituar një përfaqësues zyrtar të Koresë së Veriut.

Ministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut, Ri Jong-ho e ka dhënë deklaratën në Nju-Jork ku merr pjesë në AP të KB-së.

Në përgjigjen e reporterëve diplomati numër një i Phenianit tha: Kjo mund të jetë  shpërthimi më i fuqishëm i bombës me hidrogjen në Oqeanin e Qetë. Ne nuk kemi ide çfarë aksionesh do të mund të ndërmerren sepse ato do të jenë me urdhër të liderit tonë Kim Xhong-un.

Më 3 shtator Pheniani kreu provën më të fuqishme bërthamore dhe theksoi se ai ka qenë test me bombë me hidrogjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button