Në Karaibet mbi 30 viktima nga uragani Maria

Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën në Portoriko pas goditjes së uraganit Maria, që e goditi ishullin si stuhi e kategorisë së katërt.

Gjithashtu po aq njerëz e kanë humbur jetën në ishullin Dominika, ndërsa njëzet të tjerë rezultojnë të zhdukur. Franca filloi të dërgojë ndihmë për vendin e vogël. Në ishull mbërritën edhe rreth 70 zjarrfikës francezë.

Tre persona e kanë humbur jetën në Haiti, edhe pse uragani nuk e goditi drejtpërdrejt shtetin.

Stihia tashmë është në kategorinë e tretë me erëra prej 205 kilometrave në orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button