Numri i viktimave nga tërmeti në Meksikë u rrit në 282

Autoritetet meksikane e demantuan informatën se ndodhet një vajzë e gjallë nën rrënojat e shkollës “Enrike Rebsamen”, që u rrëzua nga tërmeti katastrofal të martën.

“Jemi të  sigurtë se  të gjithë fëmijët nga shkolla ose janë shpëtuar ose kanë vdekur apo janë në spital”, deklaroi zëvendësministri i marinës, Anhel Enrike Sarmiento, udhëheqës i operacioneve shpëtimtare.

Ai tha se 11 fëmijë janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave. Jetën e kanë humbur 19 fëmijë dhe 6 të rritur.

“Nën mbetjet e ndërtesës ka qenë një person i gjallë, të cilin ekipet shpëtimtare po tentojnë ta nxjerrin”, deklaroi zëvendësministri Sarmiento.

Fillimisht mediumet lokale lajmëruan se shpërtimtarët kanë dëgjuar zërin e një vajze të gjallë nën rrënoja. Bëhet fjalë për vajzën Frida Sofia, e cila, siç in formuan mediumet, u ka thënë shpëtimtarëve se ka edhe katër fëmijë të gjallë të ngujuar. Por, tani, autoritetet konfirmuan se dihet për fatin e të gjithë nxënësve nga ajo shkollë. N dërkaq, edhe të afërmit e fëmijës Frida Sofia nuk janë paraqitur në shkollë.

Sipas të dhënave më të reja, 272 persona e humbën jetën në tërmetin në Meksikë. Më së shumti viktima ka në kryeqytet – 137, 73 të vdekur në shtetin Morales, 43 në Puelba dhe 13 në shtetin Meksikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button