Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 15-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e pestë të seancës së 15-të.

Në rend dite të seancës janë Propozim-ligjet për shfrytëzimin e gjuhëve, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzimin e gjuhës maqedonase, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për artistin kombëtar të Republikës së Maqedonisë dhe për lëshimin e bonove me vlerë – vauçerë, i parashtruar nga një grup deputetësh, të gjithë në lexim të parë.

Deputetët duhet të debatojnë dhe për interpelancat për punën e ministrave të Financave, Kulturës dhe Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Dragan Tevdovskit, Robert Allagjozovski dhe Sadulla Duraku, të parashtruar nga grupi i deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button