Bardhi është mjeshtri i gjuajtjeve të lira në Spanjë (Video)

Tani më La Liga e Spanjës ka një tjetër super ekzekutues të gjuatjeve të lira, futbollisti shqiptar nga Shkupi, Enis Bardhi për të tretën herë në katër ndeshje në La Liga ka shënuar gol, ndërkohë regjistroi golin e dytë nga gjuajtja e lirë.

Në minutën e 89-të Bardhi shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 ndaj Real Sosiedatit, duke drejtuar një projektil të vërtetë nga 20 metra. Edhe pse para bardhit ishte bërë gati të gjuajë Ivi, por i gjithë stadiumi filloi të thërriste emrin e Bardhit, i cili nuk i zhgënjeu ata duke shënuar më mirë se nga pika e bardhë.
Levante me 3 pikët e fituara renditet në pozitën e 5-të me 9 pikë nga 5 ndeshje, duke mos shijuar ende disfatën. Ndryshe me 3 gola , Enis Bardhi u ndal në pozitën e 4-të në listën e golashënuesve, ku i pari është Lionel Messi me 9 gola. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button