Vuçiq në OKB: Zgjidhja politike e Kosovës prioritet i yni kombëtar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është prioritet i vendit të tij.

Këtë ai e ka thënë gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“E dini se ne nuk e njohim shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vuçiq duke kërkuar nga shtetet anëtare të OBK-së që të mos lejojnë pranimin e Kosovën në UNESCO.

Vuçiq ka shtuar se pret një zgjidhje të hapur, reale dhe të zgjuar për dialogun me Kosovën, që i prinë vendit të tij drejt së ardhmes dhe jo drejt konflikteve.

Sa i përket aplikimit të Kosovës në UNESCO ka thënë se kanë argumente të forta për të kundërshtuar pranimin e saj në këtë organizatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button