6 rregullat e bukurisë nga grimieri i Beyonce!

Me gjithë famën dhe talentin që e karakterizon, një karakteristikë tipike e Beyonce mbetet bukuria. E kuruar deri në detaje dhe e kujdesshme ndaj çdo detaji, Bey tërheq vëmendje maksmiale në çdo dalje publike, shkruan Bordo.al.  Pas  pamjes së saj marramendëse fshihet artisti i grimit, Sir John, njëkohësisht ambasador i firmës L’Oréal Paris. Knowles nuk është e vetmja që bashkëpunon me grimierin, pasi ky i fundit është pjesë e pandashme e sfilatave të modës. Duke qenë se java e modës në New York është ende një temë e prekshme, Sir John zbulon gjashtë rregullat e pathyeshëm të bukurisë, të cilat duhet t’i ndjekim të gjithë!

Jepini prioritet kujdesit të lëkurës
“Të mbajturit e lëkurës të hidratuar, është më e rëndësishmja ndër të tjera. Jo vetëm që do ta bëjë fytyrën të ndihet dhe duket mirë, por do ta kuptoni sa lehtë do të shpërndahet grimi mbi sipërfaqje. Dhe, mos kini frikë të vendosni krem ton në fytyrë!”

Sa më thjeshtë, aq më mirë
“Nisni të grimoheni sa më lehtë. Mbuloni defektet në mënyrë të thjeshtë, por mos harroni t’i mundësoni fytyrës shkëlqimin e nevojshëm. Në fund, qellimi është të krijoni një grim sa më pranë natyrales.”

Prekeni fytyrën
Sir John është i mendimit se sa më shpesh të kemi kontakt me fytyrën, aq më rrezëllitëse do të jetë lëkura. Sipas tij, masazhimi është gjithmonë ideja më e mirë kur vjen puna tek vendosja e grimit.

Rrezëllitni, por mos shkëlqeni
“Këshilla ime primare mbi vendosjen e grimit është që të përdorni sa më pak produkte që çojnë në krijimin e sipërfaqjes së shkëlqyeshme, sidomos në qendër të fytyrës. Pikërisht kjo zonë, duhet të qendrojë gjithmonë mat.”

Lajeni fytyrën
“Mund të jeni të dehura ose të rraskapitura, por kjo nuk është arsye që të mos hiqni grimin nga fytyra. Përdorni produktet më të mira për realizimin e një proçesi të tillë, ashtu sikurse rekomandoj përdorimin një herë në javë të maskave me bazë fruti.”

Bukuria e jashtme fillon së brendshmi!
“Jam fanatik i idesë se bukuria nuk është një investim i bërë vetëm së jashtmi. Të ngrënit shëndetshëm siguron ushqyerjen e lëkurës me lëndët dhe vitaminat e nevojshme. Gjithmonë i këshilloj klientët e mi të konsumojnë një gotë lëng karrote përpara çdo eventi, për rezultate mahnitëse.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button