Offchestra dhe MC Kresha bashkohen për këngën e radhës

Grupi i njohur muzikor, Offchestra shumë shpejt pritet të sjellë projektin e vet më të ri në bashkëpunim me reperin MC Kresha.

Sezgin Curi nga bendi ka bërë të ditur se kënga me MC Kreshën së shpejti do të vijë me videoklip.

Ai ka thënë për Koha.net se kënga do të jetë ‘reggae’, me ritme moderne dhe ka të bëjë për dashurinë.

“Kënga me MC Kreshën do të jetë ‘reggae’ me stil modern. Ajo është incizuar gjithçka me instrumente ‘live’ në Kosovë, ndërsa miksimi bëhet në Angli. Videoklipi do të nisë të incizohet shumë shpejt, dhe shumë shpejt do të jetë në dispozicion për dëgjuesit”, ka thënë ai.

Kënga me MC Kreshën do të jetë pjesë e albumit që pritet të vijë së shpejti nga Offchestra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button